E habitshme, qeni arratiset nga pronarët dhe bëhet pjesë e garës së vrapimit

Mos i humb

Është bërë virale videoja e një qeni të përkëdhelur, i cili u shpëtoi pronarëve të tij për t’u bashkuar në një garë vrapimi të nxënësve të një shkolle të mesme në Utah.

Qeni i quajtur Holly, mund të shihet duke vrapuar në pistë duke ndjekur Gracie Laney gjatë gjithë garës, për ta kaluar atë në fund.

Holly, arriti që 100 metrat e fundit t’i përshkojë në rreth 10.5 sekonda, 1 sekondë më pak se rekordi i Usain Bolt.

Turma brohoriti njëzëri ndërsa qeni parakaloi Laney pak para vijës së finishit. Sidoqoftë, zyrtarët e garës nuk ia dhanë fitoren qenit Holly , për shkak të rregullave por gara e tij u dha mjaft emocione dhe të qeshura të pranishmëve.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit