Një problematikë me votimin është shfaqur në zonën e Plazhit në Durrës.
KZAZ 22 në disa Qendra Votimi ka pasur qytetarë që nuk kanë gjetur emrat në lista ose u është ndryshuar qendra e votimit.
Kjo është zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shumë qytetarë kane ndërruar vendbanimet.
Nga mëngjesi deri tani ka pasur rreth 80 raste të tilla.
Qytetarët janë orientuar ku e kanë qendrë dhe kanë shkuar kanë votuar. Aktualisht vijon procesi normalisht.


