Nga 19 deri më 25 prill, në Zvicër janë injektuar 342,497 doza vaksinash kundër Covid-19.
Kjo del nga informacioni që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar në faqen e saj të martën, raporton agjencia e lajmeve SDA.
Gjithsej 2,443,166 vaksina janë dhënë deri të dielën.
Deri më tani, 868.621 njerëz janë vaksinuar plotësisht, d.m.th. 10.1 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Mesatarisht 48,928 vaksina janë injektuar në ditë.
Krahasuar me javën e kaluar, shkalla e vaksinimit është rritur për 20 për qind.
Deri më tani, vetëm vaksinimi i parë është kryer në 705,924 njerëz.


