Terrorizoi me makinë qytetaret ditën e zgjedhjeve, burg për 32-vjecarin Arben Mema

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arresrit me burg për 32-vjeçarin Arben Mema, i cili ditën e zgjedhjeve, theu barrierat mbrojtëse në sheshin “Skënderbej” duke hyrë mes përmes dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ai u ndalua nga një i ri që me një lëvizje të papritur neutralizoi 32-vjeçarin, i cili më pas u arrestua nga policia. Dyshohet se Mema ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Terrorizoi qytetarët te sheshi “Skënderbej” ditën e zgjedhjeve, 32-vjeçari: Më doli makina jashtë kontrollit

Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” të dielën me veprime të pakontrolluara me makinë, ka dalë sot para gjykatës.

I pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.

“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.

32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit