Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se ato ishin masakër elektorale, ndërsa shtoi se beteja për demokraci do të vijojë pa ndërprerë çdo çast, çdo ditë, çdo muaj e vit anembanë Shqipërisë.
Në krah të kryedemokratit drejt kësaj beteje, që pason procesin e 25 prillit, PD e Vlorës shpreh mbështetjen e saj ndaj Lulzim Bashës.
Garancinë drejtuesi politik i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj e ka marrë nga takime të zhvilluara me kryetarë e anëtarë të degëve të PD në këtë qark.
Mësohet se z.Leskaj ka zhvilluar takim në degët e PD në Vlorë, Selenicë, Delvinë e Himarë, prej nga ka marrë mbështetje për rrugën e nisur nga kryedemokrati Lulzim Basha pas 25 prillit.