SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Met Kananit, i cilësuar si “Eskobari” shqiptar

Mos i humb

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Met Kananit, i arrestuar në Turqi për trafik droge dhe i cilësuar si “Eskobari” shqiptar.

Njëkohësisht, SPAK kërkon pushimin e çështjes edhe për tre persona të tjerë, pjesë e së njëjtës dosje penale.

I pagëzuari me nofkën “Eskobari shqiptar” apo “Met shqiptari” siç njihej në Turqi, Kanani dhe grupi i tij u shkatërrua nga autoritetet turke në muajin mars të vitit 2018, teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro. Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian.

Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshjeje në det. Banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit