Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon arrest me burg për Marjus Demën, në hetim edhe 4 të tjerë

Mos i humb

Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për Marjus Demën, që tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armë shokun e tij Mehmet Qema.

Ngjarja ndodhi në zonën e “5 Majit” ku autori dhe viktima ishin bashkë me shokët e tyre në orët e vonaa të mbrëmjes. Për shkaqe që ende nuk dihen Dema qëlloi me plumb në gjoks shokun e tij, i cili humbi jetën, edhe pse u transportua në spital.

Autori dhe shokët që ndodheshin në tavolinë më pas u larguan por u vetëdorëzun një ditë pas ngjares së rëndë. Dema ka thënë se ngjarja ishte aksidentale dhe se nuk e dinte që arma ishte e mbushur. Për këtë të fundi tai tha se e kishte sjelle viktima në tavolinë por mësohet se ajo është e autorit, dhe se e mbante prej muajsh pa leje. Arma mësohet se do dërgohet në laborator për ekspertizë

Ndërkohe për 4 shokët e tij prokuroria po kryen ende hetime për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimim e vendngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit