43-vjeçari shqiptar Kamer Idrizi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz në Butel të Shkupit, mësohet se pak kohë më parë ka humbur dhe të vëllanë.
Përmes një statusi prekës në rrjete sociale të bërë në vitin 2020, 43-vjeçari përkujtonte të vëllanë e ndjerë në përvjetorin e lindjes së tij.
Postimi i tij
Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.
Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.
Kujtojmë se 43-vjeçari u qëllua ditën e djeshme me më shumë se 80 plumba teksa po udhëtonte në një makinë bashkë me nipin e tij 22-vjeçar i cili mbeti i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në rrezik për jetën.
Kamer Idrizi është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shkup. Mediat vendase shkruajnë se ai është një person i njohur për Policinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00 në lagjen “Butel 1” të Shkupit, teksa Kamer Idrizi udhëtonte me një mjet tip “Golf”, bashkë me një person person tjetër. Në makinë me shqiptarin ka qenë dhe një 22 vjeçar me inicialet E.I nga Haraçina, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë maqedonase, drejt mjetit të Kamer Idrizit janë qëlluar 80 plumba. 43 vjeçari ka vdekur rrugës në spital, ndërsa 6 plumba kanë kapur mikun e tij. Ai njihej si një “person problematik” nga Policia.


