Aksidenti i trefishtë ku humbi jetën “Xubi i Yzberishtit”/ Gjykata jep masën e sigurisë për shoferen

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest shtëpie” për Ankela Mulletin, shoferen e makinës që u përfshi në aksidentin e trefishtë ku humbi jetën 45-vjeçari Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit”.

Mësohet se Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar. Mulleti është nënë e dy fëmijëve të mitur.

Vlen për tu theksuar se Avdillari po qarkullonte me motorin e tij me një shpejtësi marramendëse prej 180 km/h.

Edhe organi i akuzës kishte kërkuar masën “arrest shtëpie” për Anekla Mulletin, masë e cila u vendos nga gjykata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit