KAS pranon kërkesën e LSI, vendos rinumërimin e kutive për qarkun e Beratit por vetëm për subjektin zgjedhor

Mos i humb

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit, duke hapur nga e para 114 kuti.

Kutitë pritet që të hapen sot në orën 14:00, dhe do të rinumërohen vetëm votat që janë hedhur për subjektet dhe jo për kandidatët.

“Me shumicë votash, KAS vendoset rinumërimi i kutive vetëm për subjektin zgjedhor. Administrata na sqaroni sa kohë do t’ju duhet. Ishin 114 kuti me sa pashë. Në 14:00 do nisni seancën. Merrni të gjitha masat që të bëhet transporti,”-tha relatori Elvis Cefa.

Në total qarku i Beratit ka 277 qendra dhe kuti votimi, nga të cilat 114 do të hapen në mesditë, pasi të merren nga Lundra ku ruhen që pas ditës së zgjedhjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit