Gjendet i pajetë në pyllin e Konispolit një 65-vjeçar, dyshohet se u sulmua nga derrat e egër

Mos i humb

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Konispol, në pyllin e fshatit Janjaj, në kufi me Greqinë.

Mësohet se 65-vjeçari i identifikuar si Bekim Brahimi kishte shkuar i vetëm në këtë zonë të pyllëzuar për gjueti, ndërsa mëngjesin e sotëm është konstatuar i vdekur.

Në trupin e tij raportohet se kishte plagë të rënda, çka ka bërë që autoritetet të dyshojnë se është sulmuar nga derrat e egër, për të cilët kishte dalë të gjuante.

Pritet që policia të zbardh të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit