Senati italian ratifikon marrëveshjen për zonat detare, Greqia përshëndet vendimin: Zbatimi i të Drejtës Ndërkombëtare Detare, detyrim për të gjitha vendet

Mos i humb

Greqia përshëndet adoptimin nga Senati Italian të marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare, ditën e djeshme.

Marrëveshja ishte nënshkruar në qershorin 2020 në Athinë, me 223 vota pro dhe 2 abstenim.

Tashmë, me ratifikimin nga pala italiane ka përfunduar procesi i miratimit dypalësh, ndërsa pritet vendimi të zbatohet së shpejti.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se marrëveshja evidenton përkushtimin e palës greke dhe vendeve fqinje ndaj të Drejtës Ndërkombëtare Detare, përkatësisht në Konventën e OKB për Detin, respektimi dhe zbatimi i të cilës përbën një detyrim për të gjitha vendet.

Marrëveshja kishte shkaktuar shqetësim dhe në palën shqiptare, për përcaktimin e ZEE Greqi-Shqipëri në detin Jon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit