Kolegji zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të marrë prova shtesë për shqyrtimin e pavlefshmërise zgjedhore.
Kreshnik Merxhani i VV ndërkohë kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër dhe përsëritjen e tyre.
Altin Kaziaj përfaqësues i LSI kërkon t’i pranohet padia e saj dhe ndryshimin e vendimit të KAS: Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.
Përfaqësuesi ligjor i PD Ivi Kaso pati të njëjtën kërkesë si LSI.
Përfaqësuesi ligjor i PS Eridian Salianji: Ne kërkojmë rrëzimin e ankimimeve dhe lënie në fuqi të vendimit të KAS.
Më herët Përfaqësuesi i PD ngriti para Kolegjit paraqiti shqetësimin sipas tij për votimin e emigrantëve që u ndaluan të vijnë si pasojë e pandemisë.
“Një mase të madhe iu është mohuar e drejta vetëm, 6 ditë pa zgjedhjeve për të afektuar qartësisht procesin.Dhe në këtë bashki kjo ka efekte te drejtëpërdrejta sidomos në bashkinë Dropull, që në masë më të madhe të popullsisë ka etni greke. Këtu më pak gjysma kanë votuar e atyre që ushtruan të drejtën e tyre në 2013.
Paraqitem mbi 20 prova dhe kërkuam prova të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore dhe refuzuan t’i ndajnë me ne, çka përbën implikim para zgjedhor që ndikoi pastaj në votën e qytetarëve. Kemi 30 ankesa për shkelje nga qeveria. Për shirje e njerëzve me rekorde kriminale, që ndikoi në votë, manipulimin e saj, shpërndarja e të mirave materiale gjithashtu një tjetër shkelje, përdorimi i administratës nga partia në pushte, këto janë dhe në raportin e ODIHR”, tha Ivi Kaso.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Eridjan Salianji, i cilësoi si prova të cunguara ato të siguruara nga Partia Demokratike.
Ai tha, se nuk mund të paraqesësh prova në Kolegj, të marra nga deklarata politike, pasi janë në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, e për këtë, ai kërkoi nga trupa e gjykatësve, të mos marrin parasysh provat e paraqitura nga PD.


