25-vjeçari, Emiljano Ndou, mbeti i vrarë dy ditë më parë, pas një konflikti të vazhdueshëm me autorin, Mark Kodën.
Ngjarja ndodhi para shtëpisë së 47-vjeçarit, Koda.
Sipas policisë së Shkodrës, vrasja ndodhi për motive banale ndërsa bashkëshortja e autorit tregon versionin e saj se konflikti ka nisur pasi viktima ka ecur me shpejtësi me motor përpara shtëpisë së tyre.
Sipas gruas, Emiljano Ndou kishte rrahur djalin e saj dhe pas shqetësimeve të vazhdueshme, Koda, babai i 7 fëmijëve mori kallashnikovin dhe e vrau.
Vetë, nëna e shtatë fëmijëve flet e frikësuar: “Jam e pasigurtë.
Kam frikë nga gjakmarrja, nuk e di ku janë fëmijët.
Jo vetëm për djemtë, por kam merak dhe për vajzat.
Nga ana jonë, marrin gjak shpejt”.
Ndërkohë, gazetari ngre alarmin se “në Shkodër është shumë e lehtë të gjesh armë” dhe për pasojë vrasje të tilla ndodhin jo rrallë herë.


