​Kurti dhe Kurteshi takojnë strukturat e Vetëvendosjes

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan administratorët dhe kryetarët e qendrave të LVV-së.

Në një njoftim të kësaj partie thuhet se kryetari i VV-së Albin Kurti, së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan në dy takime të ndara fillimisht administratorët e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave.

Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë.

Poashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit