Partia politike, Alternativa për Kosovën, ditën e djeshme, më 27.01.2018, themeloi degën e saj në Gjilan.
Paralelisht me themelimin e Alternativës për Gjilanin, u mbajtën edhe Zgjedhjet e brendshme në këtë Komunë. Kuvendi i degës, në prezencë të delegatëve dhe përfaqësuese të KQZ-së, me vota të fshehta zgjodhi kryetarin dhe kryesisë e saj.
Kryetar i Alternativës për Gjilan u zgjodh Alfred Halili. Përveç kryetarit, u zgjodhën edhe 8 (tetë) anëtarë të tjerë, që përbejnë kryesinë prej 9 (nëntë) anëtarëve, prej tyre; Florida Maliqi (nënkryetare e parë), Riza Sherifi (nënkryetari i dytë), Fatmir Selimi, Naser Rexhepi, Fikri Mehmeti, Agnesa Bunjaku, Arnesa Bunjaku dhe Teuta Selishta.
Kjo kryesi zgjodhi Fikri Mehmetin për Sekretar organizativ të Alternativës për Gjilan.
Ashtu edhe sic është e përcaktuar me Statut të partisë, Kuvendi i degës me votë të fshehtë zgjodhi 15 (pesëmbëdhjetë) delegatët e Alternativës për Gjilan, të cilët do ta përfaqësojnë atë në Konventën Qëndrore të Alternativës; Ramadan Sherifi, Blerta Nebiu, Besim Toska, Besa Elezi, Egzon Rexhepi, Enisa Jaha, Artiola Halili, Lundrim Rexhepi, Dritëro Krasniqi, Shukrie Bajrami, Alfred Halili, Florida Maliqi, Riza Sherifi, Fikri Mehmeti dhe Gëzim Rashiti.
Alternativa mbetet e përkushtuar edhe më tutje. Tashmë Gjilani dhe Anamorava kanë Alternativë, thuhet në njoftimin e partisë në rrjetin social facebook. /Kosova Post/


