Kulla e Ajfellit fik dritat në nderim të viktimave në Kabul

Mos i humb

Në shenjë nderimi për viktimat e sulmit të fundit terrorist në kryeqytetin afgan Kabul, mbrëmë Kulla e Ajfelit në Paris fiku dritat.

Me vendimin e kryebashkiakes Anne Hidalgo, dritat në Kullën e Ajfelit u fikën pikërisht në mesnatë.

“Paris dhe parisienët janë me popullin afgan të cilët në mënyrë direkte janë ballafaquar me terroristët”, ka thënë kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo në rrjetet sociale.

Dritat në Kullën e Ajfellit janë fikur edhe më parë pas sulmeve terroriste në vende të ndryshme.

Këtë herë, kjo u bë për nder të të paktën 95 të vrarëve dhe 158 të plagosurve nga sulmi terrorist me bomba në Kabul, të cilat shpërthyen dje duke aktivizuar eksplozivët në një autoambulancë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit