I apasionuar pas shpatave dhe veshjeve mesjetare, ky është i riu që goditi me shuplakë Macron

Mos i humb

Personi që goditi me shuplakë Presidentin francez, Emmanuel Macron është identifikuar nga policia. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i quajtur Damien T.

Mediat e huaja shkruajë se pasi goditi Mactronin, ai bërtiti: “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novela grafike japoneze dhe lojëra simulimi ushtarak.

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata.

Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojëra me kostume dhe simulime betejash mesjetare. Po ashtu ato shtojnë se ai jetonte vetëm me nënën.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit