Ambasadori Soreca takon kryetaren e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

Mos i humb

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Soreca thekson se ka diskutuar me Llagamin mbi përparësitë e Këshillit të Lartë Gjyqësore, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

“Diskutim shumë i mirë me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqsësor Naureda Llagami rreth përparësive të Këshillit, përfshirë promovimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të #reformësnëdrejtësi. #BE vazhdon të mbështesë punën e KLGJ-së”, thekson ambasadori Soreca.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit