Heqja e aboneve, aktivistët në protestë: Qytetarët paguan 71 përqind më shumë këtë muaj

Mos i humb

Aktivistë të Organizatës Politike kanë ndërmarrë një peticion me më shumë se 11 mijë firma me qëllim rikthimin e aboneve.

Pasditen e sotme, organizata politike pritet të mbajë një protestë duke kërkuar rikthimin e tyre dhe përmirësimin e kushteve të transportit publik.

Të ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” ishin aktivistet Flavia Osmani, Vitori Cipi dhe Joana Meraja.

Duke iu referuar lajmit që qarkulloi pasditen e djeshme se abonetë do të rikthehen në muajin Korrik, ata theksuan se për sa kohë nuk ka një njoftim zyrtar nga bashkia, nuk do të tërhiqen.

“Është interesante se pasi kemi dorëzuar një peticion me më shumë se 11 mijë nënshkrime në Bashkinë e Tiranës dalin fjalë që aboneja do të rikthehet. kjo më shumë sesa e vërtetë, është frikë dhe stepje që ka bashkia kundrejt reagimit të qytetarëve.

Për të krijuar një farë diversioni mes atyre që do të jenë prezentë në protestë por kjo nuk na zbraps”- u shpreh Joana Meraja.

Ata kërkuan gjithashtu dhe përgjysmimin e çmimit kryesisht për kategorinë e të papunëve dhe punëtorëve me pagë minimale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit