Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak orë pas aksidentit të rëndë në Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.
Duke kërkuar hetim të plotë, i pari i vendit i bën apel Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.
Ndërkohë Meta kishte një thirrje edhe për qytetarët, për të udhëtuar me kujdes pasi shpejtësia vret.
POSTIMI
Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.
I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.
Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret


