Rotacioni në IKMT-në e Shkodrës, shtyhet emërimi i drejtorit të ri, ja kush komandohet

Mos i humb

Duhej të merrte detyrën këtë të hënë, por nuk ka ndodhur kështu për 25-vjeçarin Serdar Hoxha në krye të IKMT të Shkodrës.

Këtë të hënë në krye të këtij institucioni është komanduar Guri Seferi, i cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT ne Shqipëri.

Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë në IKMT e Shkodrës.

Një javë më parë, u largua nga ky pozicion Ilir Niklekaj, I cili dha dorëheqjen nga ky pozicion dhe u emërua Serdar Hoxha, 25 vjecari i cili kandidoi nën siglën e PSD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Burimet bëjnë me dije se emerimi i tij eshte shtyrë për shkak të aksionit kombëtare të IKMT dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 i IKMT-së të Shqipërisë për rëndësinë që ka qarku i Shkodrës.

Ndërkohë Serdar Hoxha i cili pritet të jetë drejtori i ri i IKMT në zgjedhjet e fundit kandidonte në listën e PSD në Shkodër.

Partia Demokratike reagoi për emërimin e tij duke e quajtur ushtar të Tom Doshit si dhe një person që ka ende në Prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit