Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të aplikojnë në portalin e-Albania për të rezervuar vaksinën ndaj COVID-19 dhe për ta kryer atë në dy ditët e hapura të vaksinimit.
Duke publikuar qendrat e vaksinimit të hapur, Manastirliu bën me dije se ato do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00, më datat 29 dhe 30 qershor.
“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00 në https://shendetesia.gov.al/qendrat-e-vaksinimit-te-hapur/“, shkruan Manastriliu.


