Ditën e sotme policia bëri me dije se një shtetas rus u gjet i pajetë në banesën e tij.
Ai dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë por ngjaraa u zbulua vetëm sot.
Policia beson paraprakisht se 39-vjeçari me shtetësi ruse ndërroi jetë për shkak të përdorimit të substancave narkotike dhe pijeve alkoolike.
Një prej fqinjeve të tij deklaroi për mediat se e ka të pamundur të futet në banesë për shkak të aromës së rëndë pasi dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe u gjet vetëm mbrëmjen e djeshme.
“Ndjenim aromë të keqe, por menduam se ishte prej plehrave”, tha fqinja.
Pavarësisht kësaj, policia nuk ka mundur të lëvizë trupin e tij për në morg pasi nuk ka mjetet e nevojshme për transportimin e kufomave të dekompozuara


