Një aksident tragjik u shënua të premten e kaluar në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje.
Makina me të cilën udhëtonin u përplas nga pas nga një “Audi” që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Medani ndërsa me të ndodheshin edhe 2 të rinj, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhetonte i riu, rreth 200 km/h.
Fill pas këtij aksidenti tragjik, disa video janë publikuar në rrjetet sociale ku shihen se si makinat lëvizin me shpejtësi skëterrë, që arrin deri në 360 km/h.
E gjithë kjo ndodh edhe në sytë e policisë, e cila nuk ndëshkon shoferët problematik.
Më poshte një kolazh me disa pamje të makinave që tejkalojnë limitin e shpejtësisë.


