Oriz në vend të kokainës, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit, ja sa vite burg për kërkon për Myslihakën dhe Begën

Mos i humb

SPAK ka kërkuar në total 20 vite e tetë muaj burg, për 2 personat e përfshirë në 137 kg e kokainës të sekuestruara në Portin e Durrësit.

SPAK kërkon 18 vite burg për Altin Mysilhaken, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht i kërkohet 12 vite burg.

Për personin tjetër e përfshirë, Ardian Begën, është kërkuar 13 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, atit i mbeten për të shlyer 8 vite e 8 muaj burg.

Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të drogës, është pezulluar gjykimi, pasi ndodhet në arrati.

Sakaq, kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit