Philip Reeker mbërrin në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama

Mos i humb

Pas vizitës në Milano, ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, ka mbërritur në Tiranë.

Ai është parë duhe hyrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një takim me të dhe zyrtarë të tjerë.

Mësohet se në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.

Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Në Ohër ai do të takohet me kryeministrin Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit