Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline.

Mos i humb

Babis Anagnostopulos, ka reaguar nga burgu për vrasjen e gruas, por edhe për kujdestarinë e vajzës.

Ai ka thënë se ndihet i lehtësuar që për të bijën e vogël do të kujdeset nëna e Caroline.

“Ndihem i lehtësuar, mësova që nëna e Caroline do të kujdeset për vajzën, ajo e do shumë atë”, tha Babis.

Babis ka deklaruar gjithashtu nga burgu, se është i gatshëm të mbulojë varrimin e të shoqes, nëse familja e saj nuk mundet ta paguajë atë. Gjithashtu, ai ka folur dhe për pronarin e tavernës që u gjet i vdekur, e për këtë krim, u dyshua se ka gisht dhe piloti.

“Nuk kam asgjë me të, ne nuk kemi njohur njëri-tjetrin, s’kam qenë kurrë në atë restorant”, ka thënë piloti.

32-vjeçari ka folur edhe për ditarin e Caroline, sipas tij, shënime të tilla nuk kanë ekzistuar dhe e gjitha është një mashtrim.

“Është e pabesueshme, Caroline s’ka pasur asnjë ditarë. E gjitha është një gënjeshtër e madhe”, përfundoi Babis.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit