Forumi i Prespës për Dialog, Xhaçka: Gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit, prioritet i pari të drejtat e grave e vajzave

Mos i humb

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare organizuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.foto galeri Gjatë panelit “Gratë, Paqja dhe Siguria – një këndvështrim nga Ballkani Perëndimor”, Ministrja Xhaçka bëri një rezyme të situatës lidhur me të drejtat e grave dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, ndërsa sugjeroi hapa të rëndësishëm për sigurimin e objektivave të kësaj axhende.foto galeri

“Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria synon të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e rendit shumëpalësh të bazuar në adresimin e sfidave globale dhe promovimin e paqes dhe sigurisë.foto galeri Një nga përparësitë tona gjatë mandatit dy vjeçar, janë të drejtat e grave e vajzave, pasi jemi të bindur se ndërtimi dhe ruajtja e paqes është e mundur vetëm kur gratë janë të përfshira.foto galeri Ne besojmë fuqimisht se të drejtat e grave dhe zërat e tyre janë thelbësore për të drejtat e njeriut, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin. ”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Ministrja Xhaçka po merr pjesë në forumin dyditor të Prespës, organizuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit