Zgjedhja e kryetarit të AMA, OSBE: Duhet proces gjithëpërfshirës dhe transparent

Mos i humb

Pas delegacionit të BE në vendin tonë, ka reaguar edhe prezenca e OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e kreut te ri të AMA-s.

OSBE kërkon që të jetë një process gjithë përfshirës dhe transparent, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm.

NJOFTIMI

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias.

Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit