Më shumë se 3.29 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e publikuara në “Ourworldindata.org” tregojnë se më shumë se 1.33 miliardë doza janë administruar në Kinë, më së shumti në botë, e ndjekur nga India me më shumë se 364.8 milionë dhe SHBA-ja me 331.2 milionë doza.
Më shumë se 107.6 milionë doza të vaksinave janë administruar në Brazil, 79.3 milionë në Britani të Madhe, 77.8 milionë në Gjermani, 57.1 milionë në Francë, 55.8 milionë në Turqi, 54.1 milionë në Itali dhe 52.6 milionë në Japoni.
Vendi me numrin më të madh të dozave të administruara krahasuar me numrin e popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar 158.24 doza vaksine për 100 banorë.
Pasojnë Malta (156.25), Sejshelet (140.92), San Marino (131.58), Islanda (127.58) dhe Bahreini (126.19).
Turqia është vendi i tetë në botë për nga numri i vaksinuarve ndërsa të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se janë administruar 55.820.943 doza të vaksinave. Dozën e parë të vaksinave e kanë marrë 37.32 milionë kurse dozën e dytë më shumë se 16.3 milionë njerëz.
Shumica e vaksinave kundër COVID-19 jepen në dy doza, kështu që numri i vaksinave nuk është i barabartë me numrin e njerëzve që janë vaksinuar plotësisht.
Të dhënat e publikuara në faqen e “Worldometers” tregojnë se më shumë se 185.9 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në botë, ndërsa më shumë se 4.01 milionë kanë vdekur nga pasojat që lidhen me infeksionin e COVID-19.


