Videot provokuese të Kapedanit në Tik Tok, KLGJ: Verifikim të teksteve që shoqërojnë imazhin e magjistrates

Mos i humb

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin që çoi në pezullimin e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, pas videove mes “mafies” dhe luksit në Tik Tok.

KLGJ i ka lënë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ku duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Gjithashtu, KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Por, detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”.

Një ndër këngët që dëgjohej në sfond në videot e Kapedanit ishte “Maffia” e reperit Don Xhon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit