Rusia është prekur nga reshje të dendura ditët e fundit.
Rajoni më i prekur, është ai i Zabaykalsky, ku nga ujërat e rrëmbyeshëm është shembur një urë hekurudhore.
“Më 23 korrik 2021 në orën 09:00 të mëngjesit, u mor informacion nga një oficer detyre i Hekurudhave Ruse se një urë hekurudhore u shemb pas reshjeve të mëdha në vijën e rrjedhës Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet.
Më tej, zyrtarët thonë se fatmirësisht deri më tani s’ka të lënduar apo viktima.
650 shtëpi janë përmbytur ndërsa 5 ura automobilistike janë shembur.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.