Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar së paku 712 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin.
Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke njoftoi se forcat ajrore turke gjatë mbrëmjes së kaluar shkatërruan së paku 22 bastione terroriste dhe neutralizuan së paku 63 terroristë.
Në njoftim thuhet se që nga fillimi i operacionit në Afrin janë neutralizuar së paku 712 terroristë, ndërsa operacioni vazhdon në pajtim me atë që është planifikuar.
– TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Bak Ubasi në Afrin
Njësitë e TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Bak Ubasi në Afrin në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.
Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.
Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë./Rtv islam/


