Ndryshojnë lëvizjet në kufi/ Britania: Turistët pa karantinë, Gjermania kërkon testin, Italia certefikatë dixhitale për vaksinimin

Mos i humb

Britania heq izolimin e detyruar për këdo që vjen nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian. Për të kaluar kufirin duhet paraqitur testi negativ apo pasaporta e vaksinimit. Por Britania nuk ishte i vetmi shtet që ka vënë fuqi rregullat e reja anti-covid.

Kanë filluar udhëtimet nga SHBA-ja dhe BE-ja për në Mbretërinë e Bashkuar pa pasur të nevojshme 10 ditë karantinë. Përjashtim bën vetëm Franca, për shkak të rregullave të saj, ku të gjithë britanikët që jetojnë në Francë do të kenë ende nevojë për karantinë në vizitat që do të kryejnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, Gjermania ka bërë me dije disa rregulla të reja. Testi me rezultatin negativ ose dëshmia e vaksinimit të plotë, do u kërkohet të gjithë pasagjerëve mbi 12 vjeç, jo vetëm ato që udhëtojnë përmes linjave ajrore, por edhe përmes atyre tokësore.

Situata në Itali ka ndryshuar. Hyrjet nga Izraeli dhe nga Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në gadishullin Apenin do të mundësohen përmes përdorimit të një certifikatë të posaçme dixhitale, me të cilin provohet vaksinimi.

Edhe Greqia, pas pothuajse një viti ka hapur kufinjtë për udhëtarët nga SHBA-ja, si dhe lejon hyrjen pa kufizime për të gjithë personat që vijnë nga vendet e BE-së apo zona Shengen.

Në shumë shtete të Europës masat shtrënguese janë hequr. Restorantet, kinematë, muzetë, galeritë, palestrat dhe sallat sportive qëndrojnë të hapura, me kufizimet përkatëse në numër.

Popullsia po vaksinohet dhe procesi po vazhdon deri në kryerjen e vaksinimit të plotë në mënyrë që të shmangen sa më shumë kufizimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit