Mediat greke shkruajnë se piloti grek, Babis Anagnostopoulos, kishte marrëdhënie seksuale me një të njohur transgjinor në sheshin Syggrou.
Sipas tyre, këto kontakte nuk u ndërprenë as pas njohjes së pilotit me gruan.
“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.
“Kur e pashë në TV, u ngriva”, tha ajo për median greke.



