Zv/kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag sot tha se që nga tentativa për grusht shteti në vitin 2016 i kryer nga organizata terroriste FETO mbi 107 mijë nëpunës shtetërorë janë shkarkuar për lidhje të dyshuara me organizatën.
“Numri i personelit të shkarkuar përmes dekreteve statutore është 110.778, dhe numri i personave të rivendosur është 3.604”, duke çuar në një total prej 107.174 të shkarkuar, tha Bozdag në Komisionin e Brendshëm të parlamentit.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./Rtv islam/


