Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Moskën të premten e 20 gushtit, e më pas do të shkojë dhe në Ukrainë, 2 ditë më pas.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Stephen Seibert.
“Ne do të japim detaje për orarin dhe të gjitha gjërat e tjera gjatë javës tjetër”, tha zëdhënësi për gazetarët.


