Sërish shifra të larta në Kosovë, 3 viktima dhe 1.128 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Sërish shifra të larta nga COVID-19 në Kosovë. Janë regjistruar tri viktima nga koronavirusi i ri si dhe 1128 raste të reja.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në Gjilan janë shënuar dy viktima ndërsa një në Gjakovë. Nga 7.424 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 1.128 persona.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, nga sëmundje COVID-19 janë shëruar edhe 46 persona ndërsa raste aktive janë 5.493.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 113,781 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19.248 persona. Të vaksinuar me të dyja dozat janë 192.503 persona, derisa sipas autoriteteve 559.007 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "Ministria Shändetesisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E PREMTE 13.08.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën dytë Numri total dozave të administruara 19.248 366.504 E PREMTE 192.503 எ 559.007 13.08.2021 Numrii testimeve 7.424 Raste pozitive 1.128 Të shëruar 46 Rastet e vdekjes 3 Rastet aktive 5.493"

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit