Temperaturat tejet te larta që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të fuqishme.
Gjatë ditëve të fundit si pasojë e kushteve ekstreme të motit, me dhjetëra njerëz kanë vdekur në Algjeri, Greqi, Itali dhe Turqi.
Në mbrëmje, kodrat në pjesën juglindore të Siçilisë ndriçojnë nga flakët, një spektakël i frikshëm për banorët e këtyre fshatrave të lashtë malorë.
Vala e të nxehtit e quajtur “djalli” për shkak të temperatura rekord të larta ka shkaktuar vatra të fuqishme zjarri në të gjithë Mesdheun.
Një stacion i shërbimit moteorologjik në Siçilinë juglindore regjistroi të mërkurën atë që konsiderohet si temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë, 48.8 gradë Celsius.
Pyjeve dhe fushave, që po përcëllohen nën diell, u duhet fare pak për të marrë flakë, një cigare e hedhur apo qoftë edhe një copë qelqi që zmadhon rrezet e diellit.


