Zjarret në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, reagon Balla: 6 vatra ende aktive, kam kërkuar nga Prokuroria dhe Policia të identifikojnë dhe ndalojnë personat e dyshuar!

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme, Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Numri 2 i PS, shkruan se 6 vatra zjarre vijojnë të jenë aktive, ndërsa shton, se i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë të identifikojnë dhe të vendosin para ligjit personat e dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.

Postimi i Taulant Ballës:

Rrajcë Skënderbe Gjashtë vatra zjarri në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Mirënjohje punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës Prrenjas, AdZM Elbasan si dhe shumë banorëve të zonës për betejën gjatë natës së mbrëmshme.

I kam kërkuar sot Policisë dhe Prokurorisë të identifikojnë dhe vendosin para ligjit personat e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit