Japonia shënon rekord me rastet ditore të COVID-19 para Lojërave Paralimpike Tokio

Mos i humb

Japonia në prag të fillimit të Lojërave Paralimpike Tokio 2020 ka raportuar numër rekord të rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre ditë para Lojërave Paralimpike, në mbarë Japoninë numri i rasteve për herë të parë që nga fillimi i pandemisë e tejkaloi shifrën 25.800.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies, në 24 orët e fundit në mbarë vendin 25.876 persona janë diagnostikuar me COVID-19.

Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 1.258.337.

Qeveria më parë kishte vendosur që gjendja e jashtëzakonshme në 13 prefektura dhe gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme në 16 prefektura të vazhdojë deri më 12 shtator.

Lojërat Paralimpike me pjesëmarrjen e 4.400 sportistëve nga 160 vende që do të garojnë në 22 kategori do të organizohet mes 24 gusht-5 shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit