Ministrja Kushi takon vëllezërit Keta: Vlerat njerëzore jua lartësojnë më shumë titullin kampion

Mos i humb

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka takuar në zyrën e saj vëllezërit Keta, pak ditë pasi njëri nga vëllezërit, Feriti, u shpall kampion bote në sportin e Kickbox-it.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëprisja në ministri Vëllezërit Keta, tek të cilët spikat jo vetëm talenti dhe pasioni për sportin, por edhe puna, vullneti dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit. Njëri prej tyre, Feriti, sapo u shpall pak ditë më parë kampion bote në Kick-box, në eventin madhështor në Kalanë e Bashtovës”, shkruan ministrja Kushi.

Më tej ajo thekson se këta sportistë janë model frymëzimi për të rinjtë shqiptarë edhe për vlerat e larta njerëzore dhe kontributin në mbështetjen e talenteve të reja.

“Pikërisht këto vlera i bëjnë ata akoma më shumë kampionë. Krenare për sportistët shqiptarë!“, e përfundon ministrja statusin e saj.

Vëllezërit Keta njihen jo vetëm si sportistë të suksesshëm, por edhe si bamirës me zemër të gjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit