Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës, në të cilën janë aprovuar një mori projektligjesh.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli tha gjatë mbledhjes ka propozuar që Arbër Vllahiu të emërohet si i ngarkuar për misione diplomatike në Pragë.
Në këtë mbledhje u aprovuan disa pika. E para ishte pezullimi i vendimit për rritjen e pagave, që mori aprovimin e gjithë ministrave.
Projektligjet e miratuara janë:
-projektligji për gjykatat,
-projektligji për këshillin Gjyqësor të Kosovës,
-projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
-projektligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve./Kosova Post/