TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur të bëjë përgatitjet e fundit para nisjes se sesionit të ri parlamentar. Ditën e hënë, më datë 30 gusht, PD-ja ka vendosur të thërrasë Këshillin Kombëtar ku në rend dite do të jenë katër pika kryesore.
Bëhet fjalë për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit Kombëtar; Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë; Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimin e përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së.
Letra e Gazment Bardhit drejtuar anëtarëve të PD-së:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite: Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD. Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi


