U kap me një dorezë metalike, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për të riun nga Saranda

Mos i humb

Policia e Sarandës nuk e ka kursyer një të ri 21-vjeçar, duke e arrestuar për veprën penale “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkak është bërë një dorezë metalike, e cila u gjet në çantën e tij.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në Sarandë, ndërkohë që është shprehur edhe Gjykata duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji” për të.

Konkretisht në 22 gusht rreth orës 01:40, në vendin e thirrur “Ura e Çukes” shërbimet e Policisë Gjyqësore kane ndaluar automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 019 XZ, i cili drejtohej nga shtetasi M.Naço.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij te fundit, i është gjetur në çantën e brezit një send metalik (përforcues grushti) me ngjyrë të verdhe, më shkëlqim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit