Pa rrugë, energji elektrike dhe internet, vetëm ti dhe natyra.
Shtëpia më e izoluar në Angli ka dalë në shitje për rreth 1.5 milionë funte.
Ajo është ndërtuar në vitin 1829 dhe është vendosur në një hapësirë prej 3.45 hektarë.
Shtëpia është e vendosur në një zonë malore, ku panelet diellore sigurojnë energji elektrike dhe uji ngrohet nga soba me dru.
Kreu i agjencisë që ka nxjerrë në shitje shtëpinë, Mitchells Land Andreë Wright thotë se ka shumë interes për një pronë të tillë.
“Duket si një pronë e thjeshtë, sepse ndodhet në anën e një mali, por më besoni, është jashtëzakonisht e radhë.
Ajo është ndërtuar në një hapësirë të madhe dhe interesi për të është shumë i madh.
Sipas raportimeve, blerësi do të duhet të presë deri në vitin 2027 për ta përdorur shtëpinë, pasi kontrata aktuale përcakton se ajo është një shtëpi argëtimi për të rinjtë.











