Miratohet rezoluta për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Mos i humb

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë, gjatë të cilës me 34 vota pro, 5 abstenime dhe asnjë votë kundër, janë aprovuar 18 rekomandime për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Mbjellja e drunjve, ndalimi i shitjes së thëngjillit, krijimi i një plani afatgjatë për mbrojtjen e mjedisit, zgjerimi i rrjetit të Termokos-it, ishin disa nga opsionet që u dhanë sot nga asamblistët e Prishtinës për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit se nuk ka plan konkret lidhur me masat për ndalimin e ndotjes së ajrit.

Sipas tij mbledhja e 5550 drunjve nuk është kujdesi i duhur që qeverisja Ahmeti i ka dhënë kryeqytetit.

Stavileci: Qeverisja aktuale nuk ka plan konkret

“Kjo qeverisje lokale ka shumë më shumë se kaq, që është konstatuar dhe besoj që edhe problemeve politike të harmonizimeve të planeve partiake, do të duhej të dilej përtej situatës dhe për këtë rast konkret shumë më herët të paraqitej një plan konkret, jo vetëm nga ajo që po ndodh sivjet, sepse ne kemi pasur një situatë të tillë edhe vitin e kaluar edhe para dy vitesh edhe këto masa kozmetike që po ndërmarrën, sa do që disa prej tyre mund të jenë nën ombrellën e një pakoje të përgjithshme të masave të thuhej që nga kjo datë deri më këtë datë, dhe njerëzit qysh nga stina e pranverës dhe verës të nisnin dhe të përgatiteshin për sezonin dimëror dhe jo të mos kemi asnjë veprim, as edhe një veprim e tërë qeverisja komunale në katër vitet e kaluara gjë që e konfirmon edhe dje disa deputetë që kanë qenë pjesë e kësaj nomenklature në qeverisjen e kaluar. Përmend disa mija drunj, për shembull në vitin 2016/2017 nëse i mbledhim bashkë janë 5550 që i ka kontraktuar drejtoria për shërbime publike dhe që i ka mbjellë “Hortikultura” dhe a është ky kujdesi që duhet t’ia kushtojë kryetari dhe të gjithë të tjerët mjedisit absolutisht që jo”, tha ai.

Ai po ashtu tha se në qeverisjen aktuale mungon edhe plani i mobilitetit, derisa tha se edhe tipi i tillë i autobusët për vitin 2018 nuk është i qëlluar, derisa në botë flitet për autobusët elektrik.

Lidhur me këtë reagoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se asamblisti i PDK-së po e përdor seancën për sulme politike të pa vërteta, duke i thënë se nuk ka as lidhje bazike për këtë çështje.

Ahmeti: Njohuri bazike nuk ke

“Zotëri Stavileci po e përdor seancën për sulme politike të pa vërteta, më së pari njohur bazike nuk ki, më së pari në vitin 2013”, tha ai.

Ahmeti tha se ndalja e automjeteve për të qarkulluar brenda qendrës së qytetit natyrisht se ka ndikuar që ta zbusin sado pak ndotjen e ajit.

Ai shtoi se prioritet kryesor gjatë kësaj qeverisje për të mbetet zgjerimi i kogjenerimit, i cili tashmë është në fazën e dytë.

Ahmeti: Prioriteti kryesor zgjerimi i kogjenerimit

“Ideja është që të bashkëpunojmë me nivelin qendror, ideja e reduktimit që ta zbusim impaktin fillestar, politikat afatmesme janë këto zgjerimi i kogjenerimit, është prioritet i joni dhe tashmë e kemi fazën e dytë që është para të komisionit evropian dhe tenderimi i tyre po bëhet, masterplani u prezantua prej KFV-së për krejt banesat që do të kyçen në fazën e dytë”, tha ai.

Gjatë kësaj seanca të jashtëzakonshme për ndotjen e ajarit në kryeqytet, asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shefki Gashi tha se komuna nuk është kompetente për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por duhet të zbatojë ligjin për qeverisje lokale.

E pas kësaj reagoi nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli i cili tha s nuk kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por gjendje emergjente dhe mbi kompetencat e tyre ligjore kanë marrë masat që po zbatohen.

Pacolli: Nuk kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme

“Ne nuk kemi shpallur gjendja të jashtëzakonshme, mirëpo ne kemi parë të arsyeshme se është një gjendje emergjente dhe mbi këto kompetenca kemi marrë edhe vendimin për parandalimin e shitjes së thëngjillit në masë dhe parandalimin e qarkullimit të automjeteve, të cilat janë konsideruar si një mjet i cili mund ta ndot ambientin në kryeqytet”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Halim Halimi tha se masat e ndërmarra nga komuna nuk janë efektive dhe se duhet një plan strategjik afatgjatë për këtë çështje.

Kurse, edhe Fadil Gashi shef i grupit të asamblistëve të AAK tha se ndalja e makinave është afatshkurtre dhe nuk është zgjidhje. Ai në emrin e grupit parlamentar AAK ka propozuar që Temokos-i të gjitha lagjet, raporton KosovaPress.

Rekomandimet e miratuara nga Kuvendi Komunal i Prishtinës janë paraqitur nga shefi i grupit parlamentar, Blerand Stavileci të cilat u votua me shumë votash.

Kuvendi Komunal i Prishtinë se ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës për cilësinë e ajrit dhe zotohet se do t’i kryejë rekomandimet që dalin nga kjo rezolutë, që i përkasin pushtetit lokal.

Në rezolutën e miratuar nga KK i Prishtinës, mes tjerash thuhet se mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet të Qeverisë së Kosovës. I kërkohet Qeverisë së Kosovës që të rishikohet strategjia e mbrojtjes së ambientit. Të vendosen elektrofiltra të cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut, deri në fund të vitit 2018. Të bëhet kontrolli i cilësisë së karburanteve të naftës dhe gazit, sipas ligjeve në fuqi dhe të sigurohen kapacitetet e duhura për të siguruar kontroll cilësor. Të ndahet buxhet për izolimin e ndërtesave publike. Të shtohet buxheti për shtrirjen e rrjetit të ngrohtores Termokos.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës me qëllim të mbrojtjes së mjedisit për dy ditë ka ndaluar qarkullimin e veturave brenda qendrës së kryeqytetit, si dhe ka ndalur shitjen e thëngjillit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit