Basha i prerë: E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë, anë të së njëjtës medalje

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.

Ai tha se nuk është ‘kukull’ e Sali Berishës apo dhe se nuk është ‘peng’ i Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për ‘kukull’ të Sali Berishës.

Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng të Edi Ramës’.

E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje.

PD po ecën përpara.

Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar.

Ky është misioni i çdo demokrati dhe misioni im. Do t’i qëndrojë me përkushtim deri në fund.”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit