Organizata terroriste PYD/PKK ka kryer një sulm me predhë ndaj një tregu në qarkun Azez të Sirisë në kufi me Turqinë, ku janë plagosur 4 civilë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
PYD/PKK ka hedhur 7 predha në qarkun Azez, në lindje të Afrinit, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Si pasojë e këtij sulmi 4 civilë që ndodheshin në treg u plagosën.
Zyrtari Administrativ i Spitalit Azez Ehli, Cuma Rahhal në një deklaratë për AA tha se sipas vlerësimeve të para njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Rahhal bëri të ditur se të plagosurit në sulm janë marrë nën kujdesin mjekësor.
PYD/PKK nga Afrini shpesh merr në objektiv vendbanimet civile në Azez. Organizata në Afrin kërcënon gjithë rajonin e ‘Mburojës së Eufratit’ dhe të zonës jokonfliktuale të Idlibit. Qendra e Kilisit dhe një pjesë e rëndësishme e Hatay-it në Turqi për shkak të lartësirave gjeografike shpesh mbeten në shënjestër të PYD/PKK-së në Afrin.
Organizata terroriste PYD/PKK për t’i rezistuar operacionit “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), u ka dhënë vrull sulmeve kundër Azezit, Kilisit dhe qarkut Reyhanli të Hatay-it.
TSK dhe ULS që nga fillimi i operacionit të nisur më 20 janar kanë pastruar 30 pika nga terroristët./Rtv islam/


